Feronikeli kërkon fitore ndaj Lincoln Red Imps 

Futboll

Feronikeli kërkon fitore ndaj Lincoln Red Imps 

Nga: K. G. Më: 25 qershor 2019 Në ora: 10:56
Feronikeli kërkon fitore ndaj Lincoln Red Imps 

Kampioni i Kosovës, Feronikeli nga Drenasi, është i gatshëm në çdo aspekt për sfidën e sotme të parakualifikueseve të Champions League në futboll. Skuadra nga Drenasi me optimizëm e pret sfidën parakualifikuese të gjysmëfinales së play-off-it kundër Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Nëse fiton atëherë kualifikohet për finalen e këtij lloj grupit ku edhe kërkon që të shkon në rrethin e parë të eliminatorëve të Championsit.

“Klubi po tenton përgatitje maksimale, për gjysmëfinalet e turneut preliminar të Champions League. Feronikeli takohet me Lincoln Red Imps, sot, me fillim prej orës 20:45, në “Fadil Vokrri”, të Prishtinës”, thuhet nga KF Feronikeli.  

Kjo ndeshje pritet me emocione për faktin se “Nikli” kërkon të kalojë sa më lartë në garën më prestigjioze. Drejtuesit e klubit bëjnë të ditur edhe çmimin e biletave. “Biletat për takimin e turneut preliminar të UEFA Champions League, mes Feronikelit dhe Lincoln Red Imps, do të dalin në shitje nga ora 08:00, ditën e martë. Tri pika të shitjes do të jenë gjithsej për takimet preliminare.

Në Drenas te Restaurant Dijamant, në Komoran në pikën te Pizzeria Dijamant, dhe në Prishtinë te Stadiumi “Fadil Vokrri”.

Çmimet e biletave për Feronikeli – Lincoln Red Imps do të jenë këto: 5 Euro do të kushtojë bileta për Zonën e Lindjes: 5 Euro bileta në Zonën e Perëndimit. 10 Euro bileta për Zonën VIP. Ndërsa për takimin mes Tre Penne dhe FC Santa Coloma do të jetë ky çmim: 3 Euro për Zonën VIP”, bëhet e ditur nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat