Bayerni i Munihut befason Shkëndijën nga Tetova për titullin kampion - Bota Sot
Bayerni i Munihut befason Shkëndijën nga Tetova për titullin kampion

Futboll

Bayerni i Munihut befason Shkëndijën nga Tetova për titullin kampion

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 11:35
Karl-Heinz Rummenigge

Titulli i kampionit nga KF Shkëndija bëri që në adresë të skuadrës tetovare të arrinin urime të shumta nga të gjitha anët, përfshirë këtu edhe ekipe me renome, mirëpo mbi të gjitha spikat ajo e kampionit të Gjermanisë, Bayern Munih.

Telegrami që mban firmën e presidentit të bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge i drejtohet presidentit të Shkëndijës, Visar Bexheti, duke i uruar fitimin e titullit kampion në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë për sezonin garues 2018/19.

S’do mend se ky urim paraqet një respekt të madh për kampionin e Maqedonisë, por edhe për dëshmi shtesë për madhështinë që bart në vete gjigandi bavarez që shfaq kujdes për të gjithë klubet gjithandej në Europë dhe më gjërë, shkruan në faqen e Shkëndijes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...