Mane: Ika nga shtëpia për t’u bërë futbollist

Futboll

Mane: Ika nga shtëpia për t’u bërë futbollist

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:55
Mane

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka thënë se e ka lënë familjen për ta realizuar ëndrrën e tij.

 “Isha i përgatitur për çdo gjë, duke e ditur që s’kisha para. Ika nga shtëpia pa i treguar askujt, u zgjova në mëngjes i mora rrobat, i pastrova dhëmbët dhe e takova një shok, i cili më dha disa para për të paguar autobusin i cili më dërgonte deri në Dakar”, tha sulmuesi me prejardhje nga Senegali.

Ai tha se aty ishte i mirëpritur nga një familje e panjohur, dhe tha se u bë gati për ushtrime.

“Familja me tha të rikthehem në shtëpi, mirëpo unë nuk pranova pasi e dija se nëse do të kthehesha ëndrra ime për t’u bërë futbollist do të përfundonte”, ka thënë Mane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat