Këto janë çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës

Futboll

Këto janë çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 14:00
Foto

Tetë kombëtaret e mbetura në turneun e Kupës së Amerikës kanë mësuar kundërshtarët.

Pas përfundimit të fazës së grupeve, tani është koha për çerekfinalet e Kupës së Amerikës, teksa tetë kombëtare që kanë vazhduar tutje, kanë mësuar se me kë do të përballen.

Me barazimin në sfidën Ekuador-Japoni u përcaktua edhe kundërshtari i Brazilit në çerekfinale që do të jetë Paraguai. Nëse Brazili kalon tutje do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Venezuelë-Argjentinë.

Dy çerekfinalet e tjera do të jenë Kolumbi-Kili dhe Uruguai-Peru.

E vetmja kombëtare që ka tri fitore në po kaq ndeshje, mbetet Kolumbia, e cila së bashku me Brazilin që është edhe nikoqir, janë favoritë për ta fituar Kupën e Amerikës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat