Klubi i futbollit Gjilani nuk ndalet me përforcime.
“Gjilani sot ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut nga Tirana, Bedri Greca. 28 vjeçari sot ka finalizuar marrëveshjen me Gjilanin, të cilin do ta mbaj si futbollist të skuadrës për edicionin e ardhëshëm gaures në Ipko Superligë.
Bedri Greca i lindur në Tiranë, në skuadrën e Gjilanit transferohet nga skuadra e qytetit të tij me po të njejtin emër, KF Tirana.
Sulmuesi i ri i Gjilanit më parë ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave nga Kampionati Shqiptar, ku vlen të ceken ajo e Flamurtarit, Kukësit dhe Luftëtarit.
28 - vjeçari bartë mjaftë përvojë mbas vete ku ka zhvilluar mjaftë kampionate të suksesshme me skuadrat paraprake ku kishte luajtur.
Edicionin e fundit, Greca ishte paraqitur për skuadrën e Tiranës ku kishte zhvilluar një kampionat të suksesshëm në aspektin personal dhe ishte prezent në formacionin startues në skuadrën e tijë të udhëhequr nga kryetrajneri Ardian Mema, ku kishte realizuar 4 gola dhe 6 asistime për bashkë lojtarët e tij.
Greca edicionin e fundit kishte arritur edhe në finalen e kupës së Shqipërisë ku ishte mposhtur në ndeshjen finale nga Kukësi me rezultat 2:1.
Greca në skuadrën e Gjilanit bëhet transferimi i 6 në këtë afat kalimtar. Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës po punon me mjaftë intensitet, për të sjellur edhe përforcime të tjera në kampin kuq e bardhë, ku po synohet të ndërtohet një ekip konkurrues për edicionet e radhës në Superligën e Kosovës”, bëhet nga Gjilani.