Morata fton veteranin e Serisë A tek Atletico, italiani i jep përgjigje epike

Futboll

Morata fton veteranin e Serisë A tek Atletico, italiani i jep përgjigje epike

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 15:25

Pas tre sezonesh Simone Padoin largohet nga Cagliari dhe tashmë me 35 vite mbi supe po mendon se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, nëse do të tërhiqet nga futbolli, apo do vijojë diku tjetër.

Një ftesë miqësore i ka dërguar Alavaro Morata, i cili nëpërmjet një komenti në Instagram ftoi italianin në Spanjë: “Eja tek Atletico Pado”.

Nuk ka vonuar përgjigja e mesfushorit, i cili i ka të qarta mundësitë e tij dhe e ka marrë me shaka ftesën e mikut të tij: “Alvarito, do të isha i lumtur të vija në Madrid. Por, më duhet të kujdesem për kopshtin dhe pishinën.”

Një ironi i hollë e italianët që në karrierën e tij ka veshur fanellën e Atalantas, Vicenza, Juventusit dhe së fundi tek Cagliari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat