Kryen testet mjekësore, portieri i Barcelonës pranë transferimit te Valencia

Futboll

Kryen testet mjekësore, portieri i Barcelonës pranë transferimit te Valencia

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 16:21
Portieri i Barcelonës

Barcelona do të ketë ndryshime edhe në portë për sezonin tjetër.

Lojtari i parë që po largohet nga Barcelona, është Jasper Cillessen i cili do të nënshkruajë me Valencian.

Holandezi i ka kërkuar klubit ta lejonte të transferohej në një ekip tjetër ku do të mund të luante më shumë dhe këtë kërkesë të tijën e ka plotësuar Barça që ka arritur marrëveshje me Valencian.

Tani Cillessen po kryen testet mjekësore dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet si lojtari klubit nga Mestalla.

Ndërkohë si pjesë e shkëmbimit me holandezin, te Barcelona pritet të transferohet portieri brazilian Neto, që do të mbetet zgjedhje e dytë pas Marc Andre Ter Stegen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat