Operohet me sukses Arbëri Zeneli

Futboll

Operohet me sukses Arbëri Zeneli

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:08
Arbër Zeneli

Është operuar me sukses, ylli i kombëtares së Kosovës në futboll, Arbër Zeneli.

Zeneli kishte pësuar lëndim të rëndë në fillim të qershorit në ndeshjen me Malin e Zi. Ai ishte dërguar menjëherë në Francë te skuadra e tij Reims për të vazhduar me rikuperimin.

Klubi pati njoftuar se futbollisti do të mungojë deri në nëntë muaj.

“Operimi shkoi mirë. Fjalët e juaja dhe përkrahja me dedikimin tim do të më kthejnë më të fuqishëm se më parë. AZ17 dhe AZ10 po rimbushet”, ka thënë ai në një postim në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat