Santa Coloma finalist i parë, pret fituesin e sfidës Feronikeli - Linkoln - Bota Sot
Santa Coloma finalist i parë, pret fituesin e sfidës Feronikeli - Linkoln

Futboll

Santa Coloma finalist i parë, pret fituesin e sfidës Feronikeli - Linkoln

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 18:13
Santa Coloma finalist i parë

Skuadra kampione e Andorrës, FC Santa Coloma është finalistja e parë e turneut parakualifikues për Ligën e Kampionëve që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në ndeshjen gjysmëfinale, kampionët e Andorrës e kanë mundur skuadrën kampione të San Marinos, Tre Penne, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e fitores për skuadrën nga Andorra e realizoi Javier Lopez, në minutën e 76-të të takimit.

Në finale Santa Coloma do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes, Feronikeli – Linkol Red Imps, që zhvillohet sonte në orën 20:45.

Ndërkohë, ndeshja finale do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa skuadra fituese do të kalojë tutje në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...