Umtiti nuk pranon të largohet nga Barcelona

Futboll

Umtiti nuk pranon të largohet nga Barcelona

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 18:37
Samuel Umtiti

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti i cili ka qenë i lidhur me një transferim te klubi anglez, Arsenal duket se dëshiron të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Mbrojtësi nuk po dihet sigurt nëse ka vend ne ekipin e parë të Barcës, pas transferimit të Lenglet në Barcelonë.

“Kualiteti i jetës është i mirë, për mua është vendi më i mirë për të jetuar dhe për të luajtur”, tha ai.

“Vendi, fansat, ekipi, asgjë nuk mund të ëndërroja më shumë, çdo ditë ndihëm i kënaqur dhe kjo me bën edhe me të lumtur edhe me jep më shumë kënaqësi për të qëndruar në Barcelonë”, vazhdoi fituesi i Kupës së Botës.

Ai po ashtu tha se do të jetë i gatshëm për sezonin e radhës për 200% dhe e ka pranuar që dëmtimi i tij në gjunjë ka qënë i vështirë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat