Feronikeli ka kaluar në epërsi në ndeshjen parakualifikuese të Champions Leagues kundër Lincoln Red Imps në “Fadil Vokrri”.
Kampioni i Kosovës u fut në këtë përballje si favorit absolut, derisa këtë e nënvizoi edhe me shënimin në minutën e tretë.
Pas një aksioni të ndërtuar në mënyrë brilante, Mendurim Hoti u shërbye afër zonës, derisa avancoi në zonën e rrezikshme të kundërshtarit nga ku lansoi një goditje të pandalshme për portierin kundërshtar.