Feronikeli i falet Hotit, e eliminon ekipin nga Gjibraltari

Futboll

Feronikeli i falet Hotit, e eliminon ekipin nga Gjibraltari

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2019 Në ora: 22:40
Pamje nga ndeshja

Feronikeli nga Drenasi, kampion i Kosovës, është kualifikuar në finalen e turneut tëparakualifikuesevetëChampions League, ku do të kërkojnë vizën për në rrethin e parëtë eliminatorëve. “Nikli” ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në përballje me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Nikli” i falet golit të futbollistit Mendurim Hotit dhe shkon më tej. Skuadra nga Drenasi do të takohet në finalen e turneut me ekipin nga Andorra FC Santa Coloma, ku do të luftojnë secila do të shkojë në rrethin e parë të eliminatorëve të Championsit. Qysh në minutën e tretë kampioni i Kosovës siguroi fitoren falë një veprimit të bukur kur Mendurim Hoti me dinakërinë e tij realizoi për 1:0. Ndeshja u karakterizua me lojë të nivelit mesatar, por Feronikelinuk ishte aq energjik, pasi që në disa raste hasi edhe në vështirësi. Në minutën e 74-të, Mendurim Hoti u desh të largohej nga fusha për shkak të një lëndimit dhe sigurisht se ky është një shqetësim për kryetrajnerin Zekirija Ramadani. Në pjesën e dytë Feronikeli ka pasur disa mundësi për të thelluar fitoren por nuk i konkretizuan ato, sidomos Carioca Jean. Në minutën e 79-të, Mevlan Zeka me një veprim shumë të mirë, me një goditje qendrore nuk e mposhti portierin Ortuno. Është interesant se “Nikli” e kishte posedimin e topit, por sulmuesit e saj jo aq të rrezikshëm për portën rivale.

Ekipi nga Gjibraltari u orvat me forcat e saja por jo edhe të befasojnë “Niklin” që luajti me shumë siguri në repartin e mbrojtjes. Me rëndësi për kampionin e Kosovës është fitorja dhe kualifikimi më tutje, edhe pse është pritur një triumf me bindës duke marrë për bazë se Lincoln nuk ka ndonjë cilësi. Feronikeli i mbetet që të përgatitet për sfidën e të premtes (20.45)në stadiumin “Fadil Vokrri” , që të kërkojnë fitoree cila do t’i shpie në rrethin e parë eliminatorë. Ndërkaq, skuadra kampione e Andorrës, FC Santa Coloma, nëndeshjen gjysmëfinale, e kanë mundur skuadrën kampione të San Marinos, Tre Penne, me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e fitores për skuadrën nga Andorra e realizoi Javier Lopez, në minutën e 76-të të takimit.

Feronikeli-Lincoln Red Imps 1:0

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Shikues: 3.000.

Gjyqtar: F. San (Zvicra).

Shënues: Hoti (3’).

Kartonat e verdhë: Dabiqaj, Rexha, Hoti, Troshupa- Aguilar, Perez, Gil, R. Chipolina.

Feronikeli: Troshupa, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Islami, Fazliu (Malaj 87’), Dabiqaj, Bojku (Thaqi 82’), Hoti (Zeka 74’), Carioca Jean dhe Rexha.

Lincoln Red Imps: Ortuno, Perez (Toscano 56’), J. Chipolina, Lopes, R. Chipolina, Molina, Montesinos (Aranda Falu 79’), Gil, Gato, Aguilar(Hernandez 74’)dhe Cabrera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat