Zyrtare, mesfushori i Barcelona-s transferohet në Premier League - Bota Sot
Zyrtare, mesfushori i Barcelona-s transferohet në Premier League

Futboll

Zyrtare, mesfushori i Barcelona-s transferohet në Premier League

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 23:27
Andre Gomes

Everton ka konfirmuar blerjen e Andre Gomes, ai ka firmosur një kontratë pesëvjeçare dhe është blerja e dytë e verës për klubin anglez. 

Barcelona do të fitojë 25 milionë euro nga shitja e mesfushorit portugez. Ai u ble nga Valencia për 35 milionë euro tre vite më parë, por dështoi në Camp Nou. 

Gomes kaloi një sezon të madh i huazuar tek Everton dhe ekipi nga Liverpuli bëri çmos për ta blerë përfundimisht. 

Ai bëri 29 paraqitje sezonin e kaluar, megjithëse debutoi në fund të tetorit. Gomes është blerja e dytë e Everton pas asaj të Lossl. 

“Edi që klubi ka bërë një sakrificë të madhe për të më blerë kështu që nuk ishte e vështirë të vendosja,” shprehet lojtari për evertontv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...