E çuditshme: Buffon kthehet tek Juventusi

Futboll

E çuditshme: Buffon kthehet tek Juventusi

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 00:06
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon është në negociata të avancuara për një kthim te Juventusi me një kontratë njëvjeçare, me një të ardhme si drejtor i klubit, raporton Sky Sport Italia.

Portieri është tashmë 41 vjeç dhe do të jetë 42 në janar të vitit 2020, por la ‘Bianconerët’ në fund të kontratës së tij në korrik 2018.

Edhe pse Paris Saint-Germain i ofroi atij një zgjatje të kontratës njëvjeçare, ai vendosi të mos qëndronte në Ligue 1.

Sipas ekspertit të transferimeve Gianluca Di Marzio, Buffon është në bisedime të rregullta dhe të avancuara për një kthim të befasishëm te Juventus.

Italiani do të pranonte edhe rolin e portierit të dytë pas Wojciech Szczesny, pasi Mattia Perin do të largohet nga Juve.

Kontrata parashikon që Buffon pas përfundimit të sezonit do të jetë në rolin e drejtorit ose pjesë e stafit stërvitor të Maurizio Sarrit në vitin 2020.

SuperGigi kaloi 17 vjet te Juventus, duke luajtur 656 ndeshje në të gjitha garat.

Ai kishte qenë i lidhur me një numër klubesh të mundshme këtë verë, duke përfshirë Parma, Brescia, Atalanta, FC Porto dhe madje Leeds United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat