Mungesa e titullit të Ligës së Kampionëve për një kohë të gjatë duket se ka vënë në alarm drejtuesit e Barcelonës.
Këta të fundit janë në gjendje të shpenzojnë shuma marramendëse në mënyrë që të jenë konkurrues sezonin e ardhshëm, duke parë edhe blerjet e reja të rivalit kryesor, Real Madrid.
Antoine Griezmann dhe Neymar janë dy emrat më të lakuar për ta veshur fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm.
Ndërsa është e vështirë të gjesh mënyrën se si do përshtatet kjo dyshe me atë të Barçës, Leo Messi dhe Luis Suarez.
Më poshtë janë disa nga alternativat se si do duket faza ofanzive e Barcelonës sezonin e ardhshëm.