Jose Mourinho duket se ka vendosur të mos marrë drejtimin e Newcastle, duke pretenduar se nuk do të bashkohet me një klub që nuk ka ambicie të larta.
Rafa Benitez u largua nga Newcastle pasi u zbulua se nuk kishte nënshkruar një kontratë të re dhe Mourinho u shfaq si kandidat për pozitën e lirë.
Spanjolli, i cili kishte qenë në bisedime për një rinovim të kontratës me Newcastle, por u tregua i padurueshëm me progresin, donte premtimin për më shumë investime, kontroll më të madh dhe një përmirësim në pagën e tij prej 6 millionë funte në vit.
Mourinho është ende në kërkim të një sfide të re pasi u shkarkua nga Manchester United dhjetorin e kaluar.
Në një intervistë para shkarkimit të Benitez, portugezi tha: ”E vetmja gjë që unë di është ajo që nuk dua: jam mjaft patologjik në kuptimin që unë duhet të luaj për të fituar”.
”Pastaj, nëse nuk fitoj, atëherë ky është problemi im, i lojtarëve, klubit dhe strukturave, por kam nevojë për një projekt ku duhet të luaj për të fituar”, deklaroi ai.