Bakayoka beson se do të jetë bashkë me Leonardon në Paris

Futboll

Bakayoka beson se do të jetë bashkë me Leonardon në Paris

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:19
Tiemoue Bakayoko

Drejtori i ri sportiv i PSG-së, Leonardo është duke e vëzhguar mesfushorin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko.

Leonardo e ka marrë në ekip francezin verën e kaluar kur ishte në Milan si huazim dhe dëshiron që ta marrë atë prapë në PSG, transmeton KosovaPress.

Para disa ditëve futbollisti tha: “Po sigurisht që do më pëlqente të luaj për Parisin, nuk mund të gënjej për këtë gjë, kjo do të ishte shumë për mua dhe të dashurit e mi”.

“Leonardo më mori mua në Milan, kam shumë respekt për të dhe për klubin e Milanit, jam i gëzuar që ai i  është bashkuar Parisit, është klubi i zemrës time, është qyteti im, jam i sigurt që ai do të bëjë një punë të mirë”, ka thënë Bakayoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat