Milan ofron dy lojtarë për të marrë Torreira nga Arsenal

Futboll

Milan ofron dy lojtarë për të marrë Torreira nga Arsenal

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:02
Lucas Torreira

Milan kërkon me patjetër një mesfushor për sezonin e ardhshëm dhe emri më i preferuar është ai i Lucas Torreira, në pronësi të Arsenal.

Uruguaiani u ble për 29 milionë euro para një viti nga Sampdoria dhe tani Arsenal kërkon jo më pak se 40 milionë për lojtarin e tyre.

Vetë 23-vjeçari dëshiron të kalojë tek Milan, por klubi kuqezi duhet të gjejë formulën e duhur për të afruar mesfushorin, me të cilin mediet italiane thonë se ka akord për termat ekonomikë.

“La Gazzetta dello Sport” ka zbuluar se drejtuesit e klubit kuqezi po përpiqen të fusin lojtarë të tjerë në këtë tratativë, që të ulin kostot e shpenzimeve. Mësohet se emri i parë që do iu ofrohet “Topçinjve” është ai i Franck Kessie, i vlerësuar në 35 milionë euro nga “Djalli”, mirëpo lojtari nga Bregu i Fildishtë nuk pëlqehet nga trajneri Unai Emery, për shkak të lojës fizike që ai bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat