Arsenal synon objektivin e Romës dhe Milanit?

Futboll

Arsenal synon objektivin e Romës dhe Milanit?

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:04
Amadou Diawara

Arsenal raportohet se është duke e monitoruar nga afër situatën e Amadou Diawara dhe Dani Ceballos në rast se Lucas Torreira i bashkohet Milanit

Shtypi italian ka shkruar sot se Torreira dëshiron të largohet nga Arsenali dhe të ribashkohet me Marco Giampaolo në Milan.

Me këtë në mendje, Tuttomercatoweb thotë se Gunners janë gati që të bëjnë një blerje të shpejt duke ja marrë Romës Diawaran si dhe të bëj ofertë për Kostas Manolas.

Edhe pse marrëveshja mund të bëhet shpejt, gazeta tërheq vëmendjen që londinezet janë duke shikuar mesfushorin e Napolit si zëvendësues ideal të 23 vjeçarit.

Në anën tjetër, Corriere della Sera shkruan që Arsenali është në garë për të nënshkruar me Ceballos, i cili është lidhur edhe me një kalim të rivalët e tyre, Tottenham Hotspur.

Milan nuk mundet që ti paguajë Real Madiridit 50 milionë euro sa e ka vlerën spanjolli, kështu që është e mundshme që ata ta lënë atë të shkon në Arsenal për t’u fokusuar në Torreiran.

Sipas gazetarit të BBC Sport, David Ornstein, që citon burime të afërta me skuadrën e Unai Emery, Arsenali nuk e ka për qëllim “largimin” e uruguaianit dhe ata nuk besojnë që ai nuk është i lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat