Roma e rivalizon Interin për Barellan

Futboll

Roma e rivalizon Interin për Barellan

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 17:06
Nicolo Barella

Roma raportohet se ka ofruar 30 milionë euro plus Gregoire Defrel apo Gerson për mesfushorin e Cagliari .

Sipas L’Unione Sarda, Giallorossi janë shumë serioz për ta marrë 22 vjeçarin, pavarësisht se dëshira e tij është të kalojë në Inter. Gazeta shpjegon ishullorët e pëlqejnë ofertën e Romës por preferenca e Barellas për t’ju bashkuar Interit e ka bërë marrëveshjen e vështirë, kurse agjenti i tij tashmë ka arritur marrëveshje personale me Beppe Marottan.

Defrel ka kaluar sezonin e kaluar në huazim te Sampdoria dhe ka shënuar 11 gola në 36 ndeshje të Serie A.

Gerson, në anën tjetër, ka bërë 40 paraqitje në ligë dhe kupë për Fiorentinan, prej që është rikthyer në ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat