Casillas mesazh për ditëlindjen e portierit legjendar: Nëse do të bëhesh portier, duhet të hash sardele

Futboll

Casillas mesazh për ditëlindjen e portierit legjendar: Nëse do të bëhesh portier, duhet të hash sardele

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 21:47
Casillas

Emrat më të mëdhenj të portës spanjolle e kanë idhull Luis Muguel Arconada, një prej tyre është edhe Iker Casillas. 

Ish-gardiani i Real Madridit ka treguar një anekdotë gjatë një mesazhi urimi për ditëlindjen e Arconada-s. 

“Mbaj mend që ulesha për të ngrënë dhe isha 4-5 vjeç,” shkruan Casillas në Instagram. 

“Mamaja ime më kishte bërë një sallatë me sardele për darkë. Nuk më pëlqente shumë peshku por më ka ngelur në mendje çfarë më thoshte: ‘Nëse do të bëhesh një portier, duhet të hash sardele. 

Kam folur me mamanë e Arconada-s dhe më ka thënë se sardelet e bëjnë të kërcejë shumë lart për të kapur topin.' 

Patjetër mamaja ime nuk kishte folur ndonjëherë me mamanë e Aconada-s. Gëzuar ditëlindjen Arconada.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat