Interi ka marrëveshje bazë për Lazaron

Futboll

Interi ka marrëveshje bazë për Lazaron

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:40
Lazaro

Interi ka arritur marrëveshje bazë (që besohet të jetë rreth 18-20 milionë euro plus bonuset) me Hertha Berlinin për transferimin e Valentino Lazaros – njofton SportItalia.

Anësori i djathtë ishte transferuar te klubi nga Berlini në vitin 2017 nga RB Salzburgu për shtatë milionë euro dhe ka lënë përshtypje të madhe në sezonin e kaluar duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në 31 ndeshje të Bundesligas.

Austriaku 23-vjeçar kishte thënë disa javë më parë se dëshiron t’u bashkohet Nerazzurrëve dhe se ka arritur marrëveshje personale me zikaltrit.

Ndërkohë, gjithçka kishte mbetur të vendosej ndërmjet dy klubeve në lidhje me çmimin e transferimit.

Bisedimet e të mërkurës me agjentin Federico Pastorello duket se kanë rezultuar të suksesshme, ashtu që marrëveshja është drejt finalizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat