Shpërthimi i Marchisio-s: Nga çfarë m...n po mbrohemi?

Futboll

Shpërthimi i Marchisio-s: Nga çfarë m...n po mbrohemi?

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:45
Claudio Marchisio

Gjithë bota është indinjuar ditën e sotme nga fotografia e një babai dhe e vajzës së tij 2-vjeçare, të mbytur në Rio Grande, teksa provonin të kalonin kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Në kërkim të një të ardhme më të mirë, Oscar Alberto Martinez dhe vajza Angie Valeria, dy emigrantë nga El Salvador, janë gjetur me fytyrat të kthyera nga uji, të nxjerrë në breg nga rryma në anën jugore të Rio Grande. 

E vogla ka qenë akoma me dorën rreth qafës së babait, i cili kishte provuar ta mbante të shtrënguar rreth vetes me një fanellë. Këto imazhe dërrmuese kanë goditur edhe ish-mesfushorin e Juventus-it, Claudio Marchisio, aktualisht te Zeniti. Lojtari e ka komentuar ngjarjen me një mesazh në profilin e tij në Instagram: 

"Mund të shihemi në pasqyrë dhe të vazhdojmë t'i themi vetes se gjithçka shkon mirë. Mund të bëjmë sikur ai pasqyrim nuk na e shkatërron shpirtin. Por e vërteta, ndonjëherë, di të jetë shumë e fuqishme, e menjëhershme, na detyron të përballemi me përgjegjësitë tona". 

"Na arrin me imazhe që hedhin poshtë ato mure me të cilët kërkojmë të mbrohemi. Po nga çfarë mutin mbrohemi? Deri kur mendojmë se mund të tolerojmë që dikush të bëjë gjëra të tilla edhe në emrin tonë?". 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat