Messi zgjedh pasardhësin e tij, do t’i kushtojë mbi 200 mln euro Barcelonës

Futboll

Messi zgjedh pasardhësin e tij, do t’i kushtojë mbi 200 mln euro Barcelonës

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:31
Messi

Ylli argjentinas, Lionel Messi është padyshim arsyeja kryesore e sukseseve të Barcelonës në më shumë se një dekadë të fundit, por ai dhe klubi katalanas nuk mund të vazhdojnë bashkë edhe për shumë gjatë, veçanërisht për shkak të vetë moshës së kapitenit blaugrana.

Referuar raportimeve të “Fox Sports”, vetë Lionel Messi ka përzgjedhur si trashgimtarin dhe pasuesin e tij te Barcelona, atë që ai e konsideron si futbollistin më të ngjashëm në karakteristika me atë, Mohamed Salah, madje edhe si një alternativë në rast se nuk realizohet rikthimi i Neymar. 

Egjiptiani ka shkëlqyer për të dytin sezon radhazi te Liverpool, duke udhëhequr të kuqtë drejt fitimit të Champions League, për të tërhequr vëmendjen edhe të Real Madrid në muajt e fundit. Spekullimet parashikonin edhe një largim të Salah, për shkak të një krize marrëdhëniesh mes tij dhe trajnerit Klopp, por tani gjithçka duket e sheshuar mes palëve. 

Me kusht për të “rrëmbyer” Salah nga Liverpool, Barcelona do të duhet të paguajë shumën marramendëse, mbase përtej 200 milionë euro. Është një shumë e detyrueshme për tu shpenzuar në tentativën për të gjetur zëvendësuesin e futbollistit më të mirë të Barcelonës. Edhe vetë Salah do ta kishte të pamundur të refuzonte një ofertë të Barcelonës, për shkak te vetë rekodeve të katalanasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat