Në pritje të zyrtarizimit të Theo Hernandezit te Milani

Futboll

Në pritje të zyrtarizimit të Theo Hernandezit te Milani

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 00:53
Theo Hernandez

Real Madridi do ta lejojë huazimin e Theo Hernandezit te Milani me opsionin e blerjes – bën të ditur Sky Sport Italia.

Mbrojtësi i majtë ishte takuar ditë më parë me drejtorin Paolo Maldini në Ibiza dhe burime të ndryshme pohojnë se ai do të kalojë në San Siro.

Hernandez sapo është kthyer nga huazimi te Real Sociedadi, mirëpo nuk ka vend në skuadrën e Zinedine Zidane.

Fillimisht, ishte pritur huazimi ‘i thatë’ i 21-vjeçarit, mirëpo tash Sky Sport Italia njofton se do të përfshihet edhe opsioni i blerjes për 18-20 milionë euro në fund të sezonit.

Ka mbetur të sqarohen vetëm disa detaje para se të zyrtarizohet marrëveshja ndërmjet dy klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat