Prishtina mobilizohet për fitore ndaj St Josephs-it

Futboll

Prishtina mobilizohet për fitore ndaj St Josephs-it

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2019 Në ora: 11:18
Prishtina mobilizohet për fitore ndaj St Josephs-it

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, Prishtina, është e përgatitur në çdo aspekt dhe kërkon fitore në duel me St Josephs nga Gjibraltari, në ndeshjen e parë të parakualifikueseve për Europa League në futboll.

Futbollistët e Prishtinës janë të vëmendshëm, për faktin se e dinë se rivali ka disa individ të rrezikshëm. Bardhekaltrit pretendojnë fitoren në ballafaqimin e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, që të janë me të qetë për sfidën e kthimit që do të luhet me 2 korrik! Sonte (në orën 20.45) pritet një atmosferë e mirë në stadiumin “Fadil Vokrri”, sidomos tifozët “Plisat” që të janë në numër sa më të madh dhe ta përkrahin skuadrën e zemrës drejt fitores.

Bastet ndërkombëtare favorizojnë Prishtinën, ku për fitore e ka koeficientin 1.30 e për barazim 5.00 dhe për triumfin e rivalit 7.00.    Pothuajse shumica e basteve sportive e kanë të ngjashëm koeficientin, ky është treguesi më i mirë se nënkampioni i Kosovës është favoritë në çdo aspekt. Megjithatë edhe St Josephs nuk është rival i lehtë dhe do të orvatet të del e pamposhtur nga kryeqyteti.

Kryetrajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është më së i vetëdijshëm se fitorja me rezultat sa më bindës është edhe një qetësi për ta për takimin e kthimit në Gjibraltar.  Prishtina është skuadra më e organizuar në vendin tonë dhe synon vetëm fitore në këtë sfidë, për të kërkuar kualifikimin më tej në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat