Çmendet Atletico

Futboll

Çmendet Atletico

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 11:26
Çmendet Atletico

Atletico Madrid i ka bërë një ofertë të çmendur Benficas: 126 milionë euro për supertalentin Joao Felix, 6 më shumë se klauzola e prishjes së kontratës, me kusht që pagesa të bëhet me këste. Ofertë e shkëlqyer, që zor se do të refuzohet nga Benfica, por Atletico duket se i ka arkat plot, sepse tashmë tenton edhe një goditje të bujshme, sipas Cadena Ser në Spanjë.

Los Colchoneros duan të përfitojnë nga situata ende e paqartë e James Rodriguez, duke bërë një ofertë joshëse për Realin dhe vetë lojtarin.

Vetëm pak ditë më parë Marcos Llorente kaloi nga Reali te Atletico dhe nuk ngjalli ndonjë revoltë te tifozët, ndaj edhe transferimi i James zor se do të krijonte probleme, duke parë që kolumbiani nuk luan prej 2 vitesh për Realin.

Prej kohësh flitet se Napoli është pranë fantazistit të Kolumbisë, edhe për faktin se në stol është miku i tij Carlo Ancelotti, por nga ana tjetër Atletico mund të plotësojë kërkesat financiare të të gjitha palëve dhe James nuk do ishte kundër kthimit në Madrid, ku ka një llogari të hapur me Realin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat