Milani refuzon ofertën e PSG, ja çfarë kërkon për Donnarumma!

Futboll

Milani refuzon ofertën e PSG, ja çfarë kërkon për Donnarumma!

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:22
Donnarumma

Milani ka marrë ditën e djeshme një ofertë nga PSG për portierin Donnarumma, kontrata e të cilit skadon pas dy vitesh dhe nuk ka ndër mend të rinovojë (rroga e tij është 6 mln euro në sezon). PSG dhe Leonardo, që e njeh mirë portierin e talentuar, kishin ofruar kartonin e Areola dhe 20 mln euro "cash".

Një propozim që nuk është pëlqyer nga drejtuesit kuqezi, Boban dhe Maldini, duke qenë se Donnarumma ka një vlerë më të lartë.

Kështu, Milani i kërkon PSG që shumën "cash" ta rrisë deri në 30-35 mln euro dhe kartonin e Areola, për të shkuar te një shifër e barabartë me 60 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat