Mustafa bashkohet me Dukagjinin 

Futboll

Mustafa bashkohet me Dukagjinin 

Nga: K. G. Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:07
Mustafa bashkohet me Dukagjinin 

Skuadra e Dukagjinit të Klinës, e cila pas 16 viteve rikthehet në elitën e futbollit, vazhdon me përforcime.

“Ilir Mustafa bashkohet me Dukagjinin. Futbollisti i talentuar prizrenas, i cili luan ne pozitën e mesfushorit bëhet pjesë e jona.

Mustafa gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e skuadrës nga ky qytet, FC Liria, ku zhvilloj 30 ndeshje për 90 minuta nga gjithsej 33 xhiro, aty edhe u zhvillua si futbollist.

Iliri është edhe me grupmoshat U19, të Kosovës ne disa ndeshje me trajnerin Ramiz Krasniqi”, bëhet e ditur nga klubi dukagjinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat