Sensi te Interi? - Bota Sot
Sensi te Interi?

Futboll

Sensi te Interi?

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:19
Sensi te Interi?

Stefano Sensi është një nga emrat që sipas mediave italiane është shumë afër për t’iu bashkuar Interit.

Tifozët zikaltër janë entuziastë për këtë transferim, aq më tepër kur në garë për mesfushorin ishte edhe Milani por, për të ulur entuziazmin ka menduar drejtori menaxhues i Sasuolos, i cili në një intervistë shprehet se asgjë nuk ka përfunduar : “”Ne ende po flasim. Ende nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare. Negociata duket qartë se  është në rrugë të mbarë, por asgjë nuk është mbyllur.” u shpreh ai.
Pyetjes së gazetarëve nëse kjo marrëveshje mund të mbyllet brenda fundjavës ai iu përgjigj : “Ne nuk jemi të nxituar, as ne as Interi, le të shohim se cila do të jetë më e mira për të dyja palët.” shtoi në fund Karnevale.Mesa duket Interi është shumë afër lojatrit por, asgjë nuk ka përfunduar për të arritur një marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...