Kosova na jep leksion: mashtrimet e Kryeministrit Rama mbi sportin dhe premtimi i 100 ditëve!

Futboll

Kosova na jep leksion: mashtrimet e Kryeministrit Rama mbi sportin dhe premtimi i 100 ditëve!

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 20:40
Konferenca per media

Koha fluturon, sidomos nëse ke bërë premtime dhe nuk je i aftë që të realizosh as 20% të tyre. Pretime elektorale, pushtetare dhe sidomos me interesa të përkohshëm, për të mos humbur votëbesimin dhe për të bërë thjesht "show" mediatik!

Në vetëm 11 vjet si shtet i pavarur, Kosova ka mundur të hedhë hapa gjiganti, sidomos në fushën e sportit, teksa sot ka arritur edhe të fitojë betejën për ligjin e sponsorizimit në sport, që do të prekë të gjitha hallkat. Praktikisht, një ndihmë e madhe financiare për futbollin dhe disiplinat e tjera.

Por, le të kthehemi në Shqipëri dhe te modeli "fantazëm": plot 110 ditë më parë, pas bojkotit të arbitrave shqiptarë dhe pezullimit të kampionatit nga FSHF, Kryeministri Rama gjatë zhvillimit të tryezës “Siguri-Reformim-Modernizim” mori zotimin për plotësimin e disa kërkesave të komunitetit të futbollit. Këto kërkesa u materializuan në një draft që FSHF e konsultoi me klubet sportive, dhe të gjithë sëbashku kërkuan:  

1.Formalizimi i klubeve profesioniste. Duke bërë 0 tatimin mbi të ardhurat dhe sigurimet shoqërore të tyre për sa paku 5 vite.

2.Tvsh 0 për investimet në sport dhe materialet sportive 

3.Terrenet sportive t’u kalojnë klubeve pa shpërblim. 

4.Për çdo investim në infrastrukturë nga klubet qeveria të kontribuojë me 50 % 

5.Disa ndryshime në Ligjin për Sportin 

6.Disa ndryshime në Kodin Penal për të mbrojtur atmosferën sportive 

7.Hartimin e Ligjit të Sponsorizimit në Sport, ku kompanive 30% e taksave i zbriten për investime në sport 

Në tryezën e zhvilluar në Hotel Tirana, në 11 Mars 2019, Kryeministri Rama deklaroi plotësimin e shumë prej këtyre kërkesave brenda 100 ditëve: “Duhet t’i japim fund teatrit që bëjnë klubet shqiptare në aspektin e deklarimit të pagave të lojtarëve. Boll më me lojtarë që deklarohen paguhen sikur punojnë në fasoneri. 

Kjo nuk mund të vazhdojë. Jemi të gatshëm ta zerojmë tatimin nga fitimi për lojtarët për disa vite me kushtin që të deklarohen të ardhurat e futbollistëve. Dhe kohën ta përcaktojmë, 5, 7 apo 10 vjet. 

Duhet te heqim taksat mbi ndërtimet sportive, njësoj siç kemi bërë për Hotelet me 5 yje, për Agro-Turizmin, skemi pse mos ta bëjmë për ndërtimet sportive, si dhe uljen në 6% të TVSH. Nuk është se ne jemi duke ndërtuar stadiume në të katër anët e vendit dhe po na goditet buxheti. 

Është një fazë që kemi nevojë për ti dhënë një shtytje përpara futbollit, dhe për ta kthyer futbollin nga një aktivitet të organizuar me pasion dhe tifozllëk në një industri të mirëfilltë”. 

Sot 110 ditë më pas, fraza e kryeministrit se “është një fazë që kemi nevojë për ti dhënë një shtytje përpara futbollit, dhe për ta kthyer futbollin nga një aktivitet të organizuar me pasion dhe tifozllëk në një industri të mirëfilltë”, ngeli vetëm një premtim, i vetmi premtim që ka shkuar në Parlament është burgu për tifozët.  

Ndërkohë që Ballkani avancon, Shqipëria mbetet në vend dhe vazhdon degradimin e trishtë, duke na hedhur hi syve në lidhje me investimet në stadiume... Nëse hedhim një sy në vendet fqinjve, kuptojmë se si Ligji i Sponsorizimeve në Sport është oksigjen dhe frymëmarrje.

KOSOVA: Ligji Sponsorizimeve, njohjen e tatimit mbi fitimin për paratë e shpenzuara për aktivitete sportive në masën 30%

MAQEDONIA: Ligji Sponsorizimeve, njohjen e tatimit mbi fitimin për paratë e shpenzuara për aktivitete sportive në masën 40%

KROACIA: Ligji Sponsorizimeve, njohjen e tatimit mbi fitimin për paratë e shpenzuara për aktivitete sportive në masën 50%

GREQIA: Ligji Sponsorizimeve, njohjen e tatimit mbi fitimin për paratë e shpenzuara për aktivitete sportive në masën 90%

HUNGARIA: Ligji Sponsorizimeve, njohjen e tatimit mbi fitimin për paratë e shpenzuara për aktivitete sportive në masën 100%

Për ta mbyllur me buxhetin e Kosovës për sportin, të aprovuar: 39 mln euro për vitin 2019. Praktikisht, diferenca me Shqipërinë për vitin 2019: 4,1 milionë euro!

Zoti Kryeministër, po tani?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat