Alarm te Brazili! Lojtari izolohet nga skuadra, rrezikon largimin nga Kupa e Amerikës

Futboll

Alarm te Brazili! Lojtari izolohet nga skuadra, rrezikon largimin nga Kupa e Amerikës

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 20:50
Richarlison

Richarlison do të mungojë në ndeshjen e Brazilit ndaj Paraguait dhe mund të qëndrojë jashtë pjesës së mbetur të Kupës së Amerikës. 

Globo Esporte raporton se lojtari është diagnostikuar me shyta mëngjesin e së hënës dhe është izoluar nga pjesë e mbetur e skuadrës. 

Richarlison është kontrolluar nga mjekët pas dhimbjeve dhe një qafe të fryrë. Pas diagnozës, ai pritet të pushojë dhe të mos ketë kontakt me shokët e ekipit. 

Meqë lojtari është stërvitur normalisht deri të mërkurën, mjekët e përfaqësueses braziliane kanë frikë se mos ia ka ngjitur edhe lojtarëve të tjerë. 

Thuhet se rreziku që edhe lojtarë të tjerë janë infektuar ekziston. Lojtari i Everton do të izolohet për tre deri në pesë ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat