Prishtina barazon me St Josephsin!  

Futboll

Prishtina barazon me St Josephsin!  

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2019 Në ora: 22:49
Foto nga ndeshja

Prishtina barazon me rezultat 1:1 në përballje me St Josephs-in nga Gjibraltari, në ndeshjen e parë të parakualifikueseve për Europa League në futboll. Në një atmosferë të mirë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina dominoi sfidën, kishte disa raste të mira, por sulmuesit e saj nuk u treguan të shkathët në momentet vendimtare.  Në minutën e 28-të, kapiteni Armend Dallku mori përsipër penalltinë, godet fortë dhe kaloi në epërsi (1:0) ekipin e Prishtinës.  Nuk vonoi as tre minuta (31’) mysafirët në rastin e parë edhe shënojnë, duke iu falënderuar futbollistit Juanfri dhe barazojnë rezultatin, 1:1. Si në pjesën e parë po ashtu edhe në të dytën Prishtina ka pasur mjaft raste shënimi, për të shënuar fitore, por sulmuesit e saj nuk ishin të saktë, kësisoj mysafirët nxorën rezultat të favorshëm për takimin e kthimit që do të zhvillohet me 2 korrik në orën 17.45.  Me një fjalë, në futboll rastet nuk vlejnë asgjë kur nuk shënon! Megjithatë, Prishtina do të shkojë në Gjibraltar vetëm për fitore dhe në rast të kualifikimit do të takohen me skocezët e Rangersit.

Prishtina - St Josephs  1:1

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shikues: 5.000.

Gjyqtar: M. Jonasson.

Shënues: Dallku (28’-penalltia) - Juanfri (31’).

Kartonat e verdhë: Mankenda - Rojas, Ferrer, Torres.

Prishtina: Bekaj, Thaçi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Ahmeti (Zuba 78’), Mankenda, Krasniqi, Uka (Korenica 67’) dhe Shillova (Boshnjaku 49’).

St Josephs: Fran Mateo, Lobato, Villar, Rojas, Torres, Ferrer (Hernandez 84’), Gonzalez, Pecci Macias, Martinez, Boro (Cornejo 76’) dhe Juanfri (Guerrero 89’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat