Rexha: Mos të harrojmë që çdo gabim mund të na kushtojë

Futboll

Rexha: Mos të harrojmë që çdo gabim mund të na kushtojë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:25
Rexha: Mos të harrojmë që çdo gabim mund të na kushtojë

Feronikeli pret sonte skuadrën e Santa Colomas, për ta zhvilluar finalen e turneut të preliminareve, të UEFA Champions League.

Për këtë takim tejet të rëndësishëm, për feronikelifc.com, ka folur edhe sulmuesi i klubit, Kastriot Rexha.

Rexha tha që po mundohen të gjejnë formën më të mirë fizike, përkundër faktit që po vijnë nga një ndeshje e vështirë.

“Kemi tentuar të gjithë të bëjmë rikuperimin e duhur, në mënyrë që për ndeshjen finale dhe tejet të rëndësishme të jemi në gjendjen sa më të mirë fizike. Por, nuk duhet harruar faktin që po vijmë nga një ndeshje shumë e vështirë”, tha sulmuesi i Feronikelit.

Rexha u shpall golashënuesi i sezonit në Superligë, mirëpo sa i përket preliminareve të Champions, ai u tregua modest, duke thënë që rëndësi primare ka klubi.

“Në këto momente nuk besoj që kemi interes asnjëri që të lëmë gjurmë si individë, mirëpo që të arrijmë fitore edhe në këtë ndeshje, ta ngjitim klubin sa më lartë dhe do të japim maksimumin që të dalim fitues. Tani rëndësi primare ka klubi, pasi po luajmë në një faze tejet të rëndësishme”, vazhdoi ai.

I pyetur se sa e njeh kundërshtarin dhe për gjasat që ka Feronikeli në finale, Rexha, tha: “Gjasat janë të mira për ta fituar këtë finale, por nuk duhet të harrojmë që kundërshtari ka më shumë përvojë se ne në këto gara. Ne pak a shumë e kemi analizuar kundërshtarin në ndeshjen gjysmëfinale që pati dhe kam besim te grupi ynë, por tani jemi në Champions League dhe kjo kërkon kujdes të veçantë. Fakti që nuk kemi ndeshje të dytë, e bën edhe më të vështirë, pasi që çdo gabim, sado i vogël që është mund të na kushtojë”.

Feronikeli takohet me Santa Coloman, sonte, me fillim prej orës 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat