Faruku do ta zëvendësojë Lubishën shqiptar, ky i fundit po flet me Serbi!

Futboll

Faruku do ta zëvendësojë Lubishën shqiptar, ky i fundit po flet me Serbi!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:45
Faruk Haxhibegiç

Të gjithë ata që merren me futboll e kanë ende të freskët se si Lubisha Tumbakoviq me dy futbollistë të Cërvena Zvezdës së Beogradit, Filip Stojkoviq e Mirko Ivaniq, e lanë në baltë Malin e Zi dhe nuk pranuan të luajnë kundër Kosovës, me demek se këta se njohin shtetin tonë!

Kjo shkaktoi indinjatë të thellë të malazezët, sepse nuk e priteni një tradhti nga Lubisha me 7 qershor të këtij viti pak orë para ndeshjes që u luajt në Podgoricë dhe përfundoi me rezultat 1:1, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Sipas mediumit serb ‘Sportski Zurnal’, Ish anëtari i ekipit ish jugosllav dhe ish-trajneri i kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, boshnjaku Faruk Haxhibegiç (61 vjeç) është një nga kandidatët më serioz për të marrë drejtimin e përzgjedhjes së Malit të Zi, pas largimit të Lubisha Tumbakoviqit.

Ndryshe Tumbakoviq është me prejardhje nga Mitrovica dhe është me prejardhje shqiptare, pra Tumbaku, edhe pse disa thonë se ka prejardhje mungole!  

“Faruk Haxhibegiç është një nga kandidatët më seriozë”, tha mes të tjera Dejan Saviçeviq, president i Federatës së Futbollit të Malit të Zi. Ai tha se kandidatë për të marr postin e përzgjedhësit nuk është vetëm Haxhibegiç por janë edhe disa tjerë. Me gjasë Haxhibegiç do ta zëvendësojë Lubishën shqiptar!

Lubisha është duke folur me Federatën e Futbollit të Serbisë, që të emërohet selektor dhe sigurisht ky post mund t’i jepet më shumë se shpërblim për at që bëri kundër Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat