Sabit Bilali , firmos kontratë me FC Shkupi

Futboll

Sabit Bilali , firmos kontratë me FC Shkupi

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 14:32
Foto nga firmosja e kontratës

Skuadra e FC Shkupit vazhdon me prezantimin e përforcimeve të reja në merkaton e verës. Së fundit skuadra nga Çairi arriti marëveshje njëvjeçare me mesfushorin Sabit Bilalin, që vjen nga skudra e Makedonija Gjorçe Petrovit. Gjatë edicionit të kaluar mesfushori Bilali kishte realizuar katër asistime dhe ishte futbollisti kryesor që e ndihmoi ekipin e tij të arrijë në finalen e Kupës.

“Është kënaqësi për mua që sot arrita të firmos për klubin e Shkupit, një ekip që ka traditë të madhe dhe klub me tituj të fituar. Pa dyshim se do të mundohem në secilën ndeshje të jap maksimumin nga vetja për të përmbushur planet e klubit dhe për të kënaqur pritmërit e tifozëve më të flaktë në vend “Shvercerat”, ka thënë Bilali, i cili ka udhëtuar për në Bolu të Turqisë, ku do të bashkohet me ekipin.

Bilali nisi karrierën në shkollën e futbollit të KF Renova, më pas për të kaluar në Dinamo Zagreb, ka luajtur edhe në Gjermani me ekipin e FSV 63 Luckenëalde në Oberlig, te KF Shkëndija dhe KF Gostivari , para se të transferohet te Makedonija Gj.P.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat