Sulmuesi francez është shumë pranë transferimit te katalanasit.
Antoine Griezmann dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në Camp Nou.
L’Euqipe raporton që lojtari ka pranuar kushtet e ofruara nga Barça dhe do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me një pagë prej 17 milionë eurosh në vit.
Tani Barcelona po pret datën 1 korrik që të paguajë klauzolën e Griezmann tek Atletico, pasi pikërisht me këtë datë klauzola e francezit bie nga 200 milionë në 120 milionë euro.
Ndërkohë Atletico po kërkon që si pjesë të këtij transferimi ta marrë mbrojtësin e Barçës, Nelson Semedo, por kampionët e Spanjës nuk pranojnë të largojnë asnjë lojtarë dhe do ta paguajnë me para kesh të gjithë klauzolën e Griezmann.