L’Equipe: Griezmann me kontratë 5-vjeçare te Barcelona, do të fitojë 17 milionë në sezon

Futboll

L’Equipe: Griezmann me kontratë 5-vjeçare te Barcelona, do të fitojë 17 milionë në sezon

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:07
Antonie Grienzmann

E ardhmja e Antoine Griezmann është rrugës për t’u zgjidhur.

Barcelona dhe Atlético Madridi kanë nisur tashmë bisedimet dhe gjithçka do të vendoset me një korrik, kur klauzola praj 200 milionë do të bie në 120 milionë.

Sipas L’Equipe, Griezmann tashmë ka arritur marrëveshje personale me Barçën. Francezi do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të fitojë 17 milionë euro në sezon te Barcelona,  gjashtë më pak se te Atletico Madridi.

Java e ardhshme është vendimtare për fatin e sulmuesit 28-vjeçar, që dëshiron me çdo kusht të luajë me Lionel Messin.

Rrugës për t’iu bashkuar atij në Barcelonës është edhe Neymar Junior dhe korriku pritet të jetë vendimtar edhe për fatin e brazilianit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat