Man City po përgatitet për më të keqen

Futboll

Man City po përgatitet për më të keqen

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:35
Man City

Pas Milanit, Manchester City është skuadra e radhës që mund të përjashtohet nga Evropa.

Klubi anglez, rrezikon të përjashtohet nga Liga e Kampionëve, shkaku i problemeve me Fair Play Financiar, dhe kjo do t’i ndikonte si në aspektin sportiv ashtu edhe atë ekonomik.

Kampionët e Premierligës janë pjesë e një hetimi, dhe për rastin e tyre mund të vendoset shumë shpejtë, me më të keqen që do të ishte përjashtim nga Liga e Kampionëve.

Një dënim i tillë, do të ndikonte shumë te Manchester City sipas medieve në Angli, si te pjesa e mbajtjes së protagonistëve kryesor, e po ashtu edhe në ekonominë e klubit.

Me një përjashtim nga Liga e Kampionëve, i pari që do të largohej është Pep Guardiola, që vështirë të pranonte të qëndronte pa pjesëmarrjen në garën elitare evropiane.

Ndikimi tjetër do të ishte te lojtarët kryesor të skuadrës, që do të mund të vendosnin për largim nga ‘Etihad Stadium’.

Dhe sigurisht, mos prezenca në Ligën e Kampionëve, do të ndikonte edhe në të ardhurat e klubit, që vazhdon të ëndërrojë për triumf në këtë garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat