Reali rikthen interesimin për Neymarin, e ka në mendje edhe Mbappen

Futboll

Reali rikthen interesimin për Neymarin, e ka në mendje edhe Mbappen

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:43
Mbappe dhe Neymar

“Los Blancos” duan ta transferojnë yllin brazilian në Madrid edhe pse kanë konkurrencë të fortë nga Barcelona. Gjithashtu, në mendjen e presidentit Florentino Perez është edhe ylli tjetër i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe

Real Madridi e ka “ngrohur” interesimin për Neymarin.

Për sulmuesin brazilian kohëve të fundit flitet se mund të rikthehet në Barcelonë, por sot mediat e huaja shkruajnë se në garë për yllin brazilian të Paris Saint-Germainit është futur edhe klubi madrilen.

Zërat e afërt me klubin nga “Santiago Bernabeu” tregojnë se përfaqësuesi brazilian tashmë është objektivi kryesor i “Los Blancos”, përkundër faktit se flitet se ai mund të zbarkohë shumë shpejt në Camp Nou.

Ndërkohë, presidenti i Realit, Florentino Perez nuk ka hequr ende dorë nga ylli tjetër i PSG-së, Kylian Mbappe.

Gjithashtu, madrilenët janë të interesuar për yllin e Manchester Unitedit, mesfushorin kualitativ Paul Pogba. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat