Nikaj: Pasioni në Kosovë më duket si futbolli i Amerikës së Jugut

Futboll

Nikaj: Pasioni në Kosovë më duket si futbolli i Amerikës së Jugut

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2019 Në ora: 18:13
Samuel Nikaj

Samuel Nikaj jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të klubit të futbollit Vushtrria. Ai tha se ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën e tij, për faktin se kishte kaluar periudhë shumë të mirë si me kryesinë, si me futbollistët si me tifozët “Forca”.

Me gjasë Nikaj do të vazhdojë sërish në Kosovë por me një ekip tjetër, pasi që është në negociata me disa prej tyre. Nikaj ka bërë punë të madhe me vushtrriasit dhe pas një kohe i riktheu në shoqërinë e më të mirëve.

“Bota sot”: Largoheni nga Vushtrria pas një suksesit të madh, një vendim i vështirë?
Samuel Nikaj:
Të them të drejtën, më i vështiri në karrierë. Rasti i vetëm që largohem nga një klub me pishmanllëqe. Kam pas fatin të drejtoj një grup me futbollistë të shkëlqyeshëm, kam pas një staf si vëllezër, një kryesi shumë profesionale e vetmja në karrierë që nuk me ka ndërhy kurrë në punën time. 

“Bota sot”: Është një rast i rrallë me Samuel Nikajn, sepse kur e rikthyet Flamurtarin e Prishtinës në elitë e bëtë të njëjtën gjë, dhatë dorëheqje, tani edhe me Vushtrrinë! Kjo e fundit vjen në një moment që pakkush e ka pritur?
Samuel Nikaj:
Me Flamurtarin u largova se nuk me pëlqej projekti dhe pata të drejte sepse 33 ndeshje morën 29 pikë, shpëtuan me fat në barazh. E njëjta situatë në Shqipëri me Kastriotin s’me bindi projekti dhe fakti është se ra nga Superliga edhe tek Vushtrria njëjtë u largua kryesia, u larguan lojtarët dhe situata mu duk e papërshtatshme për të vazhduar, prandaj u largova pavarësisht dëshirës së mirë që kisha të vazhdoja edhe 1 vit.

“Bota sot”: A ka edhe një mision tjetër kjo dorëheqje, që të shtegtoni në ndonjë ekip tjetër të Kosovës?
Samuel Nikaj:
Realisht e dua futbollin e Kosovës sepse ende luhet me pasion e për pasion më duket si futbolli i Amerikës së Jugut, ka shpirt të lartë, garë ndjenje të sakrificës, psh Vushtrria ime ka përngja me stilin e Uruguajt ekip që simpatizoj më së shumti.

“Bota sot”: Ditëve të fundit emri juaj lakohet që do ta drejtoni Vëllaznimin, a keni pasur kontakte?
Samuel Nikaj:
Kam patur kontakte me tre klube në Kosovë por që si bëj të ditura për arsye etike, në respekt të kolegëve që mund t’i marrin këto ekipe. Nuk jam trajner që fus njerëz menaxherë e deri politikan si rëndom po ndodhë kryesisht në Shqipëri, deri këtu kam arrit me punë e do të vazhdojë me punë se veç punës i besoj.

“Bota sot”: A do të pushoni për një kohë apo së shpejti me një ekip të ri?
Samuel Nikaj:
Besoj shpejt do të vendosi ndoshta edhe sot. Në zgjedhjet e mia luan rol tradita e klubit dhe projekti i tyre jo kategoria as parët.

“Bota sot”: Ku jeni më afër klubit në Kosovë apo në Shqipëri?
Samuel Nikaj:
Në Kosovë e vlerësojnë më shumë punën e një trajneri e në Shqipëri më shumë shkojnë me preferenca dhe me miqësi, me ndërhyrje nga të gjitha anët, për të marrë një ekip unë do shkojë aty ku me vlerësojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat