Hertha sfidon Bayernin në hapje të edicionit të ri

Futboll

Hertha sfidon Bayernin në hapje të edicionit të ri

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 18:43
Hertha sfidon Bayernin në hapje të edicionit të ri

Bayern Munihu do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion me një ndeshje shtëpiake kundër Hertha Berlinit. Kjo sfidë do të çelë kampionatin e ri, që do të nisë të premten, më 16 gusht.

Më pas kampionët do të vizitojnë Schalke-n, ndërsa në javën e tretë do të presin Mainz. Borussia Dortmund, që lëshoi ndjeshëm në garën për titull në pjesën e dytë të sezonit, do ta nisë kampionatin në shtëpi ndaj Augsburg, ndërsa më pas do të përballet me debutuesit Koln e Union Berlin.

Unioni, që merr pjesë për herë të parë në histori në Bundesligë, do ta nisë në shtëpi, ndaj RB Leipzig. Derbi mes Dortmund e Bayern, do të zhvillohet fillimisht në Bavari në mesin e nëntorit. Po ashtu Bundesliga ka komunikuar datat për sezonin 2019-2020, pasi kishte përpiluar edhe kalendarin e ndeshjeve. Vëmendja më e madhe nuk ishte te Bayern, Dortmund e kështu me radhë, por te derbi i Berlinit, që nuk mund të jetë kurrsesi një ndeshje dosido...

Hertha kishte kërkuar që ndeshja e vajtjes, ajo në stadiumin e Unionit (që u ngjit në Bundesliga) të luhej në datën 9 nëntor, pikërisht 30 vjet nga ngjarja më e rëndësishme e Gjermanisë dhe ndoshta historisë Europiane, duke qenë se një qytet (Berlini) qëndroi i ndarë plot 28 vjet nga në mur gjigant.

Por, Unioni nuk ishte dakord, pasi ekipin e varfër të Berlinit Lindor, ajo datë duhet kujtuar me qetësi dhe sidomos dhimbje, përveç se çlirim. Kështu, u vendos që në fundjavën mes 1-3 nëntori të luhet derbi i parë, ndërsa fundjavën tjetër Unioni do të mund të përjetojë dhe festojë atë ditë në qetësi...

Bundesliga I, java e parë

Bayern-Hertha

Dortmund-Augsburg

Bayer-Paderborn

Monchengladbach-Schalke

Wolfsburg-Koln

Eintracht-Hoffenheim

Werder-Fortuna

Freiburg-Mainz

Union Berlin-Leipzig

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat