Schalke 04 me trajner të ri

Futboll

Schalke 04 me trajner të ri

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 18:49
David Wagner

Skuadra e futbollit Schalke 04 nisi një erë të re duke prezantuar trajnerin David Wagner.

Nën drejtimin e tij skuadra do të ketë ndryshime rrënjësore dhe krahas blerjeve të parashikuara për çdo repart do të ketë edhe largime. Drejtori sportiv, Schneider u tregua i qartë teksa përmendi emrat e atyre që trajneri nuk i shikon në planet e tij.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Hamza Mendyl dhe mesfushorët Konoplyanka e Nabil Bentaleb.

Nga shitja e tyre klubi synon të arkëtojë rreth 30 milionë euro që më pas do të investohen për afrimet e reja. Duhet theksuar se edicioni i ri i gjerman fillon me 16 gusht, ndërsa Schalke 04 në javën e parë do të takohet me Monchengladbach-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat