Jovic: Qava për 3 ditë kur u transferova!

Futboll

Jovic: Qava për 3 ditë kur u transferova!

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 20:09
Luka Jovic

Sulmuesi i ri i Real Madrid, Luka Jovic ka shtangur të gjithë, kur gjatë një interviste të dhënë për gazetën “11Freunde” ndër të tjera ka pranuar se ka qarë për tre ditë pas transferimit të parë të karrierës së tij.

“Nuk mund të vazhdoj si një rreze për 90 minuta. E sigurtë që kam forcë fizike, të cilën e kam zhvilluar shumë me kalimin e kohës, por di sit a menaxhoj. E përdor forcën në momentet kur nuk ja dal që të arrijë me mendje”, deklaroi ish-futbollisti i Yllit të Kuq të Beogradit dhe Benfica.

“Mbaj akoma datën e debutimit me Yllin e Kuq të Beogradit, të stampuar në këpucë. Klubi më shiti kundër vullnetit tim te Benfica, sepse kishte nevojë për para. Kur mbërrita në Lisbonë kam qarë për 3 ditë. Nuk më pëlqeu si fenomen”, rrëfeu Jovic.

Fitoi famën kur u transferua te Enitracht Frankfurt: “Trajneri Niko Kovac (tashmë trajner i Bayern Munich) më kuptoi që nga dita e parë dhe më ndihmoi shumë që të përmirësohem në karakteristikat e mia. Nuk më la kurrë që të pushoja, as një stërvitje, për këtë gjë i jam mirënjohës. Më bëri një futbollist dhe një njeri më të mirë”, përfundoi sulmuesi serb i Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat