United “stërkëmbësh” Juves për objektivin kryesor në mesfushë

Futboll

United “stërkëmbësh” Juves për objektivin kryesor në mesfushë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 20:39
Paul Scholes

Tranferimi i mesfushorit francez Adrien Rabiot te Juventus nuk është mbyllur ende. Jo vetëm sepse palët ende nuk kanë arritur marrëveshjen përfundimtare, por edhe se në mes është futur Manchester United.

E përditshmja “Manchester Evening News” konfirmon se “djajtë” po përpiqen të bindin mamanë e lojtarit për t’u transferuar në “Old Trafford” sezonin tjetër. Mamaja e Rabiot është njëkohësisht edhe menaxherja e 25-vjeçarit.

Mesfushori do të largohet me parametrin zero nga PSG-ja dhe ditët e fundit u përfol se transferimi te bardhezinjtë ishte shumë pranë. Gjithsesi, United tenton të surprizojë më ofertën e tij mesfushorin francez, me shpresën që ta sjellë në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat