Feronikeli me një lojtar më pak rrëzon ekipin nga Andorra

Futboll

Feronikeli me një lojtar më pak rrëzon ekipin nga Andorra

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2019 Në ora: 22:36
Pamje nga ndeshja

(E plorësuar) -Trimat e fitores dhe të kualifikimit janë futbollistët Mevlan Zeka dhe Kastriot Rexha. Feronikeli kualifikohet në rrethin e parë të eliminatorëve të Champions League. “Nikli” do të takohen me The New Saints nga Uellsi.

Feronikeli nga Drenasi siguron vizën për në rrethin e parë të eliminatorëve të Champions League në futboll. “Nikli” triumfoi me rezultat 2:1 kundër kampionit të Andorrës, Santa Coloma, në finalen e turneut parakualifikues që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kampioni i Kosovës edhe me një lojtar më pak luajti shumë më mirë dhe me plotë meritë siguroi vizën për më tutje. Hero i fitores është Kastriot Rexha kur shënon në minutën e 87-të. Në periudhën e parë lojë e mirë, por Feronikeli nuk ia doli që të shënojë. Pjesa e dytë ka qenë kaptinë në vete dhe madje u shënua edhe një gol i bukur nga ana e mysafirëve. “Nikli” mbetet me njëfutbollist me pak në minutën e 49-të kur u përjashtua nga loja Yll Hoxha pas kartonit të dytë të verdhë, ku për mysafirët ishte epërsi numerike. Pas tre minutave (52’) skuadra nga Andorra kalon në epërsi (0:1) me golin e Chus Sosa.

Ai nga rreth 20 metra godet bukur dhe shënon gol të bukur në këndin e majtë të portierit Troshupa, duke lënë të shtangur edhe tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”. Megjithatë, kjo nuk e dekoncentron kampionin e Kosovës, por gjen forcë dhe shumë shpejt kundërpërgjigjet, duke barazuar shifrat. Në minutën e 58-të Mevlan Zeka brenda 16-shit dhe me një goditje të fuqishme shënon gol të bukur, duke barazuar rezultatin 1:1. Në minutat vijues “Nikli” tentonte përmes kundërzbritjeve që të shënon, ndërsa Santa Coloma ishte mjaft e rrezikshme në disa momente.

Në minutën e 87-të, Astrit Fazliu për bukuri harkoi në 16-të dhe Kastriot Rexha godet me kokë duke e futur topin në këndin e majtë përfundi tërthorëses, për fitoren e madhe me rezultat 2:1, kësisoj e siguroi kalimin më tutje!“Nikli” do të takohen me The New Saints nga Uellsi. Një kualifikim historik për “Niklin”, që kërkon të jetë sa më lartë në garat evropiane.

Feronikeli- Santa Coloma 2:1

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shikues: 4.000.

Gjyqtar: E. Skoulas E. (Greqia).

Shënues: Zeka (58’) – Sosa (58’).

Kartonat e verdhë: Zeka, Carioca Jean, Topalli-Ramos, Rebes, Camochu, Alaez, Medina.

Kartoni i kuq: Hoxha (Pas dy të verdhëve).

Feronikeli: Troshupa, Islami, Prekazi, Lladrovci, Hoxha, Dabiqaj, Bojku (Potoku 90+1’), Fazliu, Carioca Jean (Topalli 67’), Rexha dhe Zeka (Malaj 79’).

Santa Coloma: Casals, San Nicolas, Miranda, Ramos, Cistero, Buron, Rebes (Pi E 59’), Santos, Sosa (Teixeira Azevedo 84’), Camochu (Alaez 64’) dhe Medina.

***

Kastriot Rexha ka shënuar atë që me shumë gjasë do të jetë goli i fitores për Feronikelin në ndeshjen finale parakualifikuese për në Champions League në minutën e 87-të kundër Santa Colomas.

Kujtojmë se “Nukli” nga minuta e 50-të po luan me një lojtar në pak në fushë, derisa gjatë kësaj kohe ka arritur të shënojë dy herë.

Me rezultatin 1-1, Rexha pranoi një krosim precizë në zonë, të cilin e drejtoi në rrjetë pas kontaktin me portierin nga afërsia.

“Nikli” shumë afër fitores. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat