Kapiteni largohet nga Manchester United

Futboll

Kapiteni largohet nga Manchester United

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 22:37
Antonio Valencia

Antonio Valencia nuk është më një lojtar i Manchester United. Pas 10 vitesh në “Old Trafford”, ku me fanellën e “Djajve të Kuq” luajti 339 ndeshje dhe realizoi 35 gola, mbrojtësi ekuadorian është rikthyer në vendlindje. Valencia fitoi 2 tituj kampionë në Premier League.

Valencia, 33 vjeç, do të luajë me ekipin LDU Quito, që ka zyrtarizuar edhe këtë transferim përmes një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi largohet nga United me koston zero, pasi kontrata e tij me “djajtë” skadon më 30 qershor.

Valencia ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadra angleze. Gjithsesi, sezonin e fundit ai luajti shumë pak (9 ndeshje në total), kjo edhe për shkak të dëmtimeve. Skuadra e LDU Quito është kampione e Ekuadorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat