Këto janë fjalët e Zekirija Ramadanit pas kualifikimit në raundin e parë

Futboll

Këto janë fjalët e Zekirija Ramadanit pas kualifikimit në raundin e parë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Feronikeli ka mposhtur Santa Coloman me rezultat 2-1 për t’u kualifikuar tutje në raundin e parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës rikthyen gjithçka në favor të vetes krejt në fund të takimit, kur Astrit Fazliu realizoi me kokë për 2-1.

Pas ndeshjes, trajneri i “bardhë e gjelbërve”, Zekirija Ramadani u shpreh i kënaqur me lojën e të besuarve të tij, teksa foli pak edhe për kartonin e kuq të Yll Hoxhës:

“Treguam një lojë të mirë, me ç’rast rezultoi edhe rikthimi. Kemi treguar zemër, sidomos pas përjashtimit të Yllit, qysh në fillim të pjesës së parë. Ajo që është e rëndësishme, i’a arritëm qëllimit. Ndërkaq, e arsyetoj kartonin e kuq, sepse duhet analizuar gjithmonë arsyen e kartonit” përfundoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat