Ky është kundërshtari i radhës për Feronikelin në Ligën e Kampionëve

Futboll

Ky është kundërshtari i radhës për Feronikelin në Ligën e Kampionëve

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:11
Feronikeli

Feronikeli është kualifikuar në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku në raundin e parë takohet me ekipin e TNS (The New Saints) nga Uellsi.

Kampioni ka marrë një fitore dramatike ndaj Santa Colomas në “Fadil Vokrri”.

Rezultati final ishte 2:1 në të mirë të Feronikelin dhe kështu skuadra e Zekirija Ramadanit del fituese e fazës para-kualifikuese.

Pjesa e parë u mbyll 0:0, ndërsa tre minuta brenda pjesës së dytë, Yll Hoxha u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij me një futbollist më pak në fushë.

Në minutën e 52, Sosa kaloi mysafirët ne epërsi me një super-gol.

Megjithatë, rezultati u barazua nga gjakovari Mevlan Zeka, që po ashtu realizoi gol të bukur.

Dy minuta para fundit të ndeshjes, Kastriot Rexha realizoi me kokë pas pasimit nga Astrit Fazliu për të sjellë një gëzim të madh në stadium.

Sfida u mbyll 2:1 dhe Feronikeli kalon me sukses fazën para-kualifikuese.

Kundërshtari i radhës për Niklin është kampioni i Uellsit, TNS (The New Saints).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat