Thaçi: Feronikeli me plot meritë kaloi në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve

Futboll

Thaçi: Feronikeli me plot meritë kaloi në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:46
Feronikeli

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke iu referuar ndeshjes mes Feronikelit dhe Santa Colomas, ka thënë se kampionët nuk definohen vetëm nga fitoret, por edhe nga këmbëngulja dhe vullneti i fortë për t’ia arritur qëllimit.

Ai ka thënë se Feronikeli dëshmoi se është një ekip i aftë që të rikthehet shpejt në lojë, i cili edhe me një lojtar më pak arriti një fitore fantastike.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.

Kampionët nuk definohen vetëm nga fitoret, por edhe nga këmbëngulja dhe vullneti i fortë për t’ia arritur qëllimit. Feronikeli dëshmoi se është një ekip i aftë që të rikthehet shpejt në lojë, i cili edhe me një lojtar më pak arriti të na dhuroi një fitore fantastike. Me plot meritë kaloi në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat